08:08 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

US Open: Federer eliminohet nga Millman

Roger Federer është eliminuar nga US open në rrethin e katërt nga tenisti numër 55 në botë, John Millman.

Zvicerani 37-vjeçar e kishte prioritet titullin e gjashtë në Flushing Meadows, por u mposhtë, 3-6, 7-5, 7-6, 7-6 për tri orë e 38 minuta.

Është hera e parë që Federer mposhtet nga një lojtar i ranguar jashtë top 50-shes në US Open, transmeton IndeksOnline.

Australiani, Millman do të përballet me dy herë kampionin, Novak Djokovic në çerekfinalen e Grand Slam të mërkurën.

29-vjeçari nuk e ka mposhtur kurrë një tenist të top 10-shes, dhe këtë e arriti kundër njërit prej tenistëve më të mirë në histori./IndeksOnline/