07:25 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Ushqimet që stimulojnë metabolizmin, djegin yndyrnat dhe çhelmojnë trupin pas festave

Shqetësimi kryesor për shumë njerëz këto ditë të para janari është padiskutim pesha trupore. Abuzimet ‘’e vogla’’ që mund të keni bërë nga Krishtlindjet deri pas Vitit të Ri, ku vështirë t’i rezistoni ushqimit dhe pjatave festive, tashmë kanë lënë shenjën e tyre në organizëm dhe është ora të merrni masa menjëherë. Por, cila është mënyra më e mirë për të humbur peshë dhe çhelmuar organizmin? Sigurisht që stimulimi i metabolizmit të këtij të fundit. Dhe për ta bërë këtë nuk është e vështirë, ju duhet vetëm të përzgjidhni ushqimet dhe erëzat e duhura.

1.Speci djegës: Speci djegës është një ndër ushqimet që përshpejtojnë në mënyrë natyrale metabolizmin. Ai përmban kapsaicinë, një përbërës kimik që stimulon sistemin tretës dhe djegien e yndyrave.

2.Drithërat integrale: Nëse nuk keni të tilla në shtëpi, mos nguroni t’i blini dhe t’ia shtoni shportës së konsumit të këtij fillim viti. Drithërat integrale përshpejtojnë aktivitetin metabolik në masën 15% falë përmbajtjes së tyre në karbohidrate komplekse dhe fibra. Këto të fundit pengojnë rritjen e insulinës në gjak.

3.Brokoli: Brokoli përmban fibra vegjetale, antikosidantë, si dhe vitamina A, C e K që përshpejtojnë punën e metabolizmit dhe eleminojnë yndyrnat e padëshiruara.

4.Çaj jeshil: Vetitë pozitive të çajit jeshil njihen që nga Antikiteti e deri më sot. Ai është i pasur me shumë substanca të dobishme për trupin tonë si polifenolet, katekinat dhe teinat, si dhe metilksantinat të cilat  janë ato favorizojnë djegien e yndyrnave dhe rrisin veprimin metabolizk Këto substanca kanë edhe efekt diuretik, ulin oreksin e ndjenjën e urisë dhe luftojnë celulitin.