18:57 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ushtaret izraelite urdhërohen të mos heqin sutjenat – për të shmangur tundimin e ushtarëve

Te “Rregullorja e Modestisë” në ushtrinë izraelite janë shtuar nene të reja, që i ndalojnë ushtaret femra të veshin bluza të bardha, të rrinë pa sutjena e të pinë duhan pranë ushtarëve meshkuj, në mënyrë që të shmangen tundimet për këta të fundit.

Urdhri ka krijuar pakënaqësi mes ushtareve femra e mes shoqatave të grave, që fajësojnë ushtarët fetarë Ultra-Ortodoksë, të cilët janë shtuar në radhët e ushtrisë e që duan të imponojnë këndvështrimet e tyre.Urdhri më ekstrem është ai i sutjenave, sipas tyre, pasi nuk lejohen t’i heqin as kur shtrihen të flenë gjumë. Femrat nuk lejohen të veshin as bluza të bardha apo pantallona të shkurtra.

 

Një instruktore femër, madje, ishte larguar nga reparti pasi ushtarët meshkuj kishin raportuar se nuk ndiheshin mirë në praninë e saj, shkruan Top Channel.

Ushtria izraelite ka pasur rënie të numrit të ushtarëve në 30 vitet e fundit, pasi nuk kanë rekrutuar nënshtetas me origjinë arabe, por numri i femrave është shtuar ndjeshëm.