20:18 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Ushtrime për ta krijuar prerjen ‘V’ te muskujt e barkut

Meshkujt me muskuj të mirë të barkut padyshim se janë më joshës në sytë e femrave.

Por, kjo nuk është e gjitha. Janë të shumta femrat që çmenden pas vijës ‘V’ të cilën disa arrijnë ta formojnë përmes ushtrimeve dhe regjimit ushtrimor.

Siç duket, krijimi i prerjes së tillë nuk është edhe aq i vështirë sa ç’është menduar. Brett maverick, trajner personal dhe yll i njohur fitnesi, ka publikuar para disa muajve një video ku i ka treguar tri ushtrimet të cilat ju ndihmojnë ta krijoni prerjen e tillë te muskujt e barkut.

Sipas tij, ushtrimet janë të lehta, ndërkaq ju mjafton të përkushtoheni dhe të kujdeseni në ushqim.

Tri ushtrimet janë këto:

– ‘Leg Lifts’

– Ngjitjet në hekur

– Barkoret (crunches)

 Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme.