09:34 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Ushtrime për zvogëlimin e celulitit

Një numër i madh i femrave bën luftë me celulitin, ndërkaq është e njohur që këto “telashe” nuk është edhe aq e thjeshtë t’i heqësh qafe.

Po ju japim një set ushtrimesh të cilat mund t’ju ndihmojnë në luftë kundër celulitit dhe për preventivë kundër formimit të celulitit të ri.

Ushtrimet i prezanton Chris Freytag, bashkëpunëtore e revistës Prevention, të cilat janë plotësim i shkëlqyeshëm i masazhit kundër celulitit.

Lëvizjet janë unike dhe synojnë muskujt në zonat me celulit. Ato fokusohen në tonifikimin dhe forcimin e shtresave të muskujve.

Pavarësisht se çfarë do të vendosni, gjëja më e rëndësishme është që gjatë aktiviteteve të djersitni sa më shumë, sepse në këtë mënyrë i largoni toksinat dhe yndyrat shkrihen.