08:20 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ushtrimet fizike të dobishme kundër depresionit

Ushtrimet fizike janë një trajtim efektiv në luftën kundër çrregullimit depresiv.

Dr. Çadi Rethors dhe Dr Madhukar Trivedi, nga Universiteti i Teksasit rekomandojnë stërvitje fizike të vetme ose të kombinuar me trajtime të tjera për pacientët me çrregullim të mëdha depresive.

Në analizën e tyre, studiuesit japin udhëzime specifike mbi praktikën e ushtrimit fizik, në mënyrë që të marrin efekt  pozitive kundër depresionit.

Duket se ushtrimet fizike mund të zvogëlojnë simptomat depresive tek pacientët. Sporti është një terapi e përshtatshme për pacientët, simptomat e të cilëve nuk përmirësohen me ilaçe.

Për pacientët që vuajnë nga depresioni i thellë, zgjidhja është aerobia. 3-5 seanca stërvitje në javë për 45-60 minuta, janë të rekomanduara.

Pacientët mund të përjetojnë një përmirësim në simptomat e tyre depresive prej javës së katërt të praktikës.