09:35 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Usyk i kërkoi luftë, vjen përgjigja e Bellew: Unë kam lindur i gatshëm!

Tony Bellew iu është përgjigjur thirrjes së Oleksandr Usyk-ut.

Oleksandr Usyk është kampioni më i ri i peshave të mesme/të rënda “Cruiseweight”. 31-vjeçari arriti që ta kalonte kundërshtarin, Murat Gassiev, pas vendimeve të gjyqtarëve të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Menjëherë pas garës, ukrainasi i ka kërkuar duel britanikut, Tony Bellew.

Nuk ka vonuar shumë, Bellew iu është përgjigjur ftesës së ukrainasit.

“Usyk, unë kam lindur gati! Le ta bëjmë këtë”, ka thënë Bellew.

Usyk në total ka të zhvilluar 15 duele profesionale, ku ka arritur 15 fitore, 11 me nokaut.

Në anën tjetër, Bellew, para se të pensionohet ka kërkuar ta zhvillojë edhe një duel, i cili me shumë gjasa do të jetë ndaj ukrainasit./IndeksOnline/