13:47 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vajza bën vallëzimin e dasmës me babain e sëmurë, 3 vjet para se të martohet (Video)

Një vajzë e përkushtuar veshi fustanin e nusërisë për të bërë një vallëzim emocional me babain e saj,pasi u tha se ai do të vdiste nga kanceri para setëmund të takonte dikë dhe të martohej.

Meredith Parnerlli ishte ende e vetme kur organizoi vallen me babain Lynn, nga Cornelius në Karolinën e Veriut, i cili vdiq vetëm dy ditë më pas.

Kur ajo u martua në të vërtetë, 3 vjet më vonë, video u luajt në ceremoni në një emocion që shkaktoi lot për babain e saj të ndjerë.

Në vitin 2003, përderisa vajza e tij ishte duke studiuar në vitin e fundit të saj në kolegjin e lartë, Lynn u diagnostifikua me një formë agresive të kancerit të prostatës, të cilin ai e duroi për më shumë se një dekadë.

Duke menduar se ajo një ditë do të duhej të martohej pa qenë prezent babai i saj, Meredih atëherë 32 vjecare, mori gjërat në duart e veta.

Duke huazuar një fustan dasme nga një mike që kishte në pronës një dyqan martesor, Meredith doli përmes hyrjes së dhomës së prindërve të saj në një fustan mahnitës të bardhë.

Lyen shpërtheu menjëherë në lot dhe u përpoq të ngrihej nga s3elia e karriges me rrota.

Në pamjet e kësaj ngjarje shihet babanë e birë duke e shijuar vallëzimin e fundit së bashku./Indeksonline.