16:23 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vajza hedh zbardhues mbi djemtë të cilët uleshin këmbë hapur në transport publik

Një studente ka nisur një fushatë për të ndaluar uljen që bëjnë meshkujt në transporte publike.

Anna Dovgalyuk, 20 vjeçare është filmuar duke derdhur zbardhues mbi pantallonat e meshkujve të cilët kishin hapur këmbët përderisa po qëndronin të ulur në transport publik, transmeton Indeksonline.

Ajo ka akuzuar meshkujt që kryejnë këtë praktikë si ‘agresion gjinor’ duke e quajtur shkelje të ligjit-duke e ulur me këmbë të hapura në transport publik, duke e konsideruar atë akt të neveritshëm.

Dovgayluk thotë se njerëzit po luftojnë kundër kësaj praktike në gjithë botën. Ajo ka thënë se ky gjest i dedikohet të gjithë meshkujve të cilët duhet të mësojnë sjelljen./Indeksonline/