17:58 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vajza lë pa fjalë pushuesit në Himarë, del topless dhe i bën të gjithë të “shqyejnë sytë” (Foto)

Sezoni veror ka mbërritur dhe nuk janë të pakta turiste e huaja apo vajzat shqiptare të cilat ekspozojnë pak më shumë seç duhet, duke i rënë kështu në sy djemve.

Jugu gjithnjë i preferuar nga të rinj dhe familjar, është vendi ku në secilën ditë sheh skena të turpshme nga më të  pabesueshmet.

Megjithëse ende asnjë plazh i bregdetit shqiptar nuk është i hapur për nudistët, pushueset femra preferojnë që dielli t’u kapë çdo cep të trupit duke dalë topless.

Këto skena të pahijshme për familjarët në plazh, po fillojnë të bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Fëmijë të vegjël në plazh të pranishëm në skena të tilla e persona të moshuar e në mezomoshë të cilët nuk kanë të bëjnë gjë tjetër veçse të largohen që aty e të qeshin.

Një burrë familjar ka raportuar shqetësimin e tij nga Himara ku një vajzë kishte dalë topless duke rrëmbyer kështu vëmendjen e të gjithëve.

Ai shpreh se bashkia duhet të marrë masa dhe t’ua bëjë të ditur pushuesve se nudizmi nuk është ende i lejueshëm.

Burri shkruan:

“Përshëndetje, mu në qendër të Himares në mes të familjarëve. Kanë 4 orë na tremben fëmijët si nuk paska turp këta njerëz.

Këtu është plazh publik dikush duhet të merret me këto gjëra të shëmtuara, janë të gjithë familjarë nuk do njeri të ketë probleme e si flet njeri. Shikoni fëmijët aty dhe ai burri që qesh me pamje, bashkia duhet të vendosë tabela paralajmëruese. Ka ditë për ditë skena të tilla”.