10:20 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Vajza nga Tirana: Si zbulova që babai kishte qenë tutor e mamaja prostitutë

Një letër ka mbërritur mëngjesin e sotshëm në redaksinë e JOQ.al, në të cilën rrëfehet sekreti i prindërve që ka zbuluar një vajzë 17-vjeçare nga Tirana. E reja kërkon të ngelet anonim, e teksa tregon të vërtetën e jetës së saj, kërkon një mendim nga të gjithë…

Nga: Anonim të lutem

Jam një vajzë 17 vjeçare që nuk i ka munguar asgjë në jetë. Kjo është vetëm ana e mirë e medaljes. Cila është e keqja do të thoni ju??

Para disa muajsh zbulova që nëna ime e dashur kishte punuar prostitutë prej shumë vitesh dhe babi im kishte qenë tutori i saj.

Gjithë fisi e dinte dhe mbyllnin gojën nga turpi. Ata bënin të pamundurën që unë mos ta merrja vesh.

Nëna ime gjithmonë e mbajtur, kujdesej për veten e saj maksimalish dhe unë isha krenare për nënën time. Leku s’na mungonte kurrë. Biznese s’kishim dhe aq shumë para me punë krahu nuk bëhen, por unë e konsideroja veten me fat që kisha prindër të tillë.

Një ditë të bukur, pas një sherri banal ndërmjet prindërve të mi dhe xhaxhait, rastësisht i dëgjova të gjitha për jetën e luksit të prindërve të mi.

Dola nga shtëpia pa u dëgjuar që prindërit e mi mos ta merrnin vesh që unë i dëgjova të gjitha.

Një ditë iu luta vajzës së xhaxhait të më tregonte të vërtetën. Ajo mi tha të gjitha.

Toka m’u shemb nën këmbë. Nuk doja ta besoja. Ata prindër që i kisha idhull, ishin një hiç, ishin pisllëk.

Jeta ime ndryshoi totalisht. Ndihem bosh, e pisët, e ulët. Nuk e kisha menduar kurrë këtë gjë. Jam afër gjendjes depresive dhe dua të kërkoj ndihmë. Nuk duroj dot më kur më përkëdhelin apo më bëjnë moral.

Më shumë e urrej babain tim që hiqet si “burrë”.

Ç’a burri mund të jesh kur e shet gruan tek të tjerët për lek? Çfarë morali mund t’i japësh fëmijës??!!

Mami im si ka pranuar ta bëjë atë punë të ndyrë e të ulët për ato lekë të qelbura???

E pra, miq, unë mund të them me plotë gojën që unë tani i urrej ata prindër.

Kam menduar t’i them mamit, por më vjen turp.

Kerkoj mendimin tuaj te dashur miq ..

Jam në gjendje të rëndë psikologjike. Kam qenë në tentativë për t’u vetvrarë por më vjen keq për vëllain e vogël. Me të jam shumë e lidhur dhe vetëm për të mendoj tani. Ata të dy i kam fshirë nga lista. Më vrasin sytë kur i shoh. Më mirë e varfër  dhe faqebardhë, se sa i pasur dhe i lyer me mut deri në fyt…

Kam nevojë për një mendim asnjëanës: Tu them prindërve që i di të gjitha; apo të iki fare nga Shqipëria e mos të më shohin më me sy?

Kam shumë turp sa herë që dal me ta. Më duket sikur më tallin të gjithë!