21:42 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vajza që punon punën e ëndrrave (Foto)

Fakultetin e ka përfunduar për “Gazetari dhe Komunikim” në Japoni, por diploma duket se do ta ketë vetëm për sy e faqe pasi që ajo po e bën punën e ëndrrave për çdo njeri, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për kinezen Zhou Xu e cila punon si provuese e shijeve të ushqimit në Kinë dhe është duke e jetuar ëndrrën.

“Unë e dua ushqimin dhe mund të provoj ushqime të shijshme nga e gjitha bota më shumë se të tjerët si provuese e ushqimit” tha Zhou Xu për mediat.

Provimi i ushqimeve nuk është punë e lehtë pasi që duhet të bësh ekzaminim të afërt, duhet të dish erën e ushqimit dhe të tregosh se çka i mungon ushqimit./Indeksonline/