13:25 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vajzat adoleshente që mbajnë dietë, kanë të ngjarë të pinë cigare e alkool

Vajzat adoleshente të cilat tentojnë të humbin peshë, kanë më shumë gjasa të shkojnë në ndeja, të konsumojnë duhan dhe të pijen pije alkoolike, thonë shkencëtarët.

Një studim zbuloi se përpjekja për të humbur peshë, çoi në një sërë sjelljesh të dëmshme, duke përfshirë edhe kalimin e ushqimit, që sipas hulumtuesve lidhet me imazhin e dobët të trupit.

Ekipi në Universitetin e Waterloo në Kanada shqyrtoi të dhënat nga më shumë se 3300 vajza të shkollës së mesme.

Të gjeturat e tyre sugjerojnë se dieta dhe sjelljet e tjera të rrezikshme shëndetësore lidhen me faktorët e përbashkët themelorë, siç është imazhi i dobët i trupit./Indeksonline/