10:24 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vaki kosovare, shkulen semaforët në qendër të Prishtinës

Komuna e Prishtinës pati vendosur semaforë të vegjël në hyrje të sheshit në Prishtinë. Por, ata janë dëmtuar gjatë natës duke u shkulur thuajse tërësisht nga toka.

Në imazhet e siguruar nga “Indeksonline”, shohim se përveç kabllove pjesa tjetër e tyre është shkëputur komplet duke i vendosur kështu jashtë funksionit.

Ndryshe, këto semaforë ishin vendosur në të gjitha rrugët që qojnë në hyrje të sheshit kryesor të Prishtinës. Ky projekt kishte kushtuar rreth 120 mijë euro dhe ka për qëllim të ofrohet siguri për këmbësorët në kohën e caktuar kur veturat që furnizojnë lokalet futen brenda sheshit./Indeksonline/