22:18 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Van Bommel: Edhe pa ”Topin e Artë”, Messi është numër një

PSV Eindhoven e viziton ”Camp Nou-n” të martën për t’u përballur me Barcelonën në Champions League.

Dhe trajneri, Mark van Bommel beson se ata do të përballen me lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin.

Argjentinasi u la jashtë listës së ngushtë për çmimin, ”The Best” të FIFA-s, transmton IndeksOnline.

Por, ish-mesfushori i Barcelonës thotë se kjo nuk ka rëndësi dhe se Messi është më i miri në botë.

Image result for van bommel

”Messi është ende numër një”, tha ai në një konferencë për shtyp.

”Madje edhe nëse ai nuk e fiton Topin e Artë”.

Van Bommel ka pohuar gjithashtu se skuadra e tij mund t’i shkaktojë probleme Barcelonës.

”Nëse do të isha i kënaqur me një humbje të lehtë, do të qëndroja në shtëpi”, tha ai.

”Barcelona nuk është në formën më të mirë, pra le të provojmë. Ka gjithnjë befasi në futboll”./IndeksOnline/