13:57 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

VAR-i dështon sërish, tani në finalen e Kupës së Francës (Video)

Teknologjia më e re, VAR, ka bërë gafën e radhës. Pas finales në Australi, objektivi i radhës për VAR-in ishte Kupa e Francës, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen ndaj Paris Saint Germain dhe Les Herbiers, sistemi i ri i teknologjisë në futboll bëri një gabim trashanik.

Gjatë pjesës së dytë, Mbappe shënoi një gol, por që në fund u anulua nga gjyqtari.

Ai pretendoi se mbrojtësi anësor, Marquinhos preku topin me dorë, e në të vërtetë nuk ishte ashtu.

Për fat të mirë skuadra e PSG-së arriti fitore 2 me 0, duke festuar titullin e radhës këtë sezon.

Kujtojmë se VAR-i do të jetë në Kupën e Botës./IndeksOnline/