20:34 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

VAR-i e shpalli kampion Berishën/ Federata e Australisë: Është vonë, goli duhej të anulohej (Video)

Skuadra e Melbourne Victory është shpallur kampion i ri i Australisë.

Klubi ku luan sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha mposhti me rezultat minimal 1 me 0, finalistin, Newcastle Jets, shkruan IndeksOnline.

Golin e kësaj ndeshje e shënoi Kostas Barbarouses, por që pas rishikimeve, doli të ishte pozitë jashtë-loje.

Këtë gol shumë lehtë ka mundur që edhe ta anulojë gjyqtari i ndeshjes, pasi liga e Australisë posedon teknologjinë më të re “VAR”, i cili në fund doli dështim.

Duke shikuar këtë rast, Federata e Futbollit të Australisë, pa mundur të bëjë ndonjë gjë tjetër, ia lë fajin VAR-it dhe u kërkon falje ekipit të Newcastle.

“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me teknologjinë VAR. Goli nuk është dashur të pranohej. Dhe plotësisht e kuptojmë zhgënjimin e Newcastle Jets. Tifozëve dhe futbollistëve u kërkojmë të falur”, shkruhet në komunikatën e FFA-së.

Shumë gabime ka pasur në këtë stinor, si me VAR, ashtu edhe pa të. Madje një frikë e madhe për dashamirët e futbollit, është se VAR-i do të jetë në Kampionatin Botëror.

Kujtojmë që këtij triumfi iu gëzua tej mase Besart Berisha, që për të ishte titulli i katërt në histori./IndeksOnline/