17:59 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë gjuatjet me armë në dasma, policia konfiskon një armë

Një person është arrestuar në fshatin Grejkoc të Suahrekës, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas policisë, me të dëgjuar krismat në këtë fshat, njësitet patrulluese kanë kryer një hetim dhe kanë ardhur deri tek informacionet të cilat sugjeronin se në një shtëpi në fshat kishte dasmë dhe nga aty janë dëgjuar krismat.

I dyshuari i këtij rasti ishte treguar bashkëpunues dhe e kishte dorëzuar një kallashnikov me 23 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është lënë i lirë ndërsa kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.