18:35 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë reduktimet e energjisë në Podujevë (Foto/Video)

Reduktimet e energjisë janë duke vazhduar në mënyrë permanente tash e sa kohë.

Podujeva është ndër qytetet që më së shumti po përballet me reduktime të energjisë elektrike përkundër rikthimit në punë të bllokut B2, përcjell Indeksonline.

Qytetarët janë shprehur të pakënaqur me këtë gjendje e cila po përsëritet çdo ditë, ku rryma ndalet pa ndonjë orar. Ndërsa, edhe pronarët e bizneseve kanë shprehur paknaqësi pasi po u shkakton humbje duke ndezur gjeneratorët.

Të njëjtën aneksë e kanë adresuar edhe qytetarë të disa fshatrave në Drenicë./Indeksonline/