08:42 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Vazhdon dështimi i VAR-it (Video)

Kombëtarja e Anglisë barazoi 1 me 1 kundër Italisë në miqësoren e zhvilluar mbrëmë.

Në minutën e 26’të “Tre Luanët” kaluan në epërsi me anë të Jamie Vardy, para se gjyqtari i ndeshjes të akordoi penallti pa qenë fare në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse me ndihmën e “VAR-it”, (teknologjisë më të re), gjyqtari duket qartë se ka gabuar.

Golin nga pika e bardhë e shënoi mesfushori i Napolit, Lorenzo Insigne.

Për disa analist anglez “VAR’i” duket një shqetësim i madh, duke ditur se kjo teknologji do të jetë e pranishme në Kupën e Botës që nis nga qershori në Rusi./IndeksOnline/