09:27 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vazhdon dhuna në familje, në Prishtinë dy gra raportojnë burrat në polici

Raste të dhunës në familje po vazhdojnë të raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm në Prishtinë në raste të ndara dy femra kanë raportuar se janë rrahur nga burrat e tyre, transmeton Indeksonline.

Prishtinë 28.08.2018 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 29.08.2018 – 20:34. Ankuesja femër K-shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj i dyshuari mashkull K-shqiptar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. /Indeksonline/