23:15 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Vazhdon neja në Gjermani, Lladrovci dhe Jashari në darkë me boksierin e famshëm (Foto)

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari, dy netë më parë shikuan në stadium gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në “Allienz Arena”,  ndërmjet Bayern Munich dhe Real Madridit. Mirëpo, sonte ata kanë vazhduar një ‘nejë’ tjetër në Gjermani

Dy kryetarët kanë darkuar me boksierin kosovar Haxhi-Robin Krasniqin. “Me 2 qershor nuk do të shikojnë futboll, por do ta ndjekin Krasniqin teksa bokson”.

“Sonte, pas treningut, për darkë jemi me boksierin tonë, Haxhi-Robin Krasniqin, i cili është shumë dashamirës dhe na solli shumë kënaqësi me mikpritjen e tij. Para meçit të 2 Qershorit për titullin e kampionit të Evropës, Robini ishte shumë optimist dhe i bindur për fitore. Besojmë fort se do ta mund kundërshtarin”.

“Sporti ka prezantuar shkëlqyeshëm shtetin tonë. Mbrëmë vajzat tona xhudiste, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, sollën medaljen e artë dhe të argjendtë, nga kampionati evropian. Presim që edhe Robini të bëhet kampion evropian i boksit në kategorinë e tij e pastaj edhe kampion i botës! Suksese e fitore Robin. Tashmë, për meçin e Robin Krasniqit, më 2 Qershor, me Bekimin i kemi edhe ftesat, edhe biletat”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.