11:11 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Vazhdon rivaliteti, BMW tallet keq me Mercedes-Benz [Video]

Reklamat e makinave shpeshherë janë mjaft qesharake dhe interesante për t’i parë.

Kjo video e shkurtër nga BMW shfaqë modelin X2 me ngjyrë ari, e cila kalon para një autosalloni të improvizuar të Mercedes-Benz.

Teksti i këngës ” E di pse inatosesh kur më sheh mua….” , mund të dëgjohet nga makina, pak para se personi pas timonit të hap dritaren dhe të hedhë mikrofonin.

Reklama padyshim është tërheqëse dhe nxjerr në pah rivalitetin e vjetër midis BMW dhe Mercedes-Benz. Gjithashtu vjen një vit pasi BMW M bëri ‘drifta’ për të festuar 50 vjetorin e Mercedes-AMG duke i respektuar ata. /IndeksOnline/

Temat: