09:29 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vazhdon sesioni i dytë i mbledhjes së Komisionit parlamentar për MSA-në

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës po vazhdon sesioni i dytë i mbledhjes së pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.

Takimi ka filluar me dy bashkëkryetarët e komisionit, Memli Krasniqi nga Kuvendi i Kosovës dhe Tonino Picula, deputet i Parlamentit Evropian.

Ndryshe, MSA është marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe si e tillë ajo paraqet një fazë të re të marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

MSA u nënshkrua më 27 tetor 2015 në Strasburg dhe si marrëveshje ndërkombëtare ajo përcakton mekanizmat dhe afatet zyrtare për zbatimin e të gjitha reformave që do ta përafrojnë Kosovën me BE-në në të gjitha fushat e politikave, deri në përmbushjen e të gjitha standardeve të BE-së.

Po ashtu, MSA vendosë kornizën e marrëdhënieve të Kosovës me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për jetësimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit (PSA) deri në anëtarësimin e plotë në BE./Indeksonline/