07:39 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Vazhdon shënimi i “Epopesë së Dukagjinit”

Me rastin e 24 marsit “Epopesë së Dukagjinit”, që konsiston me 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 19 vjetorit të intervenimit të NATO-s, mbi caqet serbe, Komuna e Deçanit ka organizuar një varg aktivitetesh.

Aktivitetet kanë nisur më 22 mars dhe do të zgjasin deri më 24 mars.

Përveç tjerash, sot është paraparë të bëhen homazhe pranë shtatores dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan, si dhe seancë solemne. Ndërsa, më 24 mars, duk filluar nga ora 12:00, do të mbahet manifestimi qendror “Epopeja e Dukagjinit”.