09:42 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Vdekja e dyshimtë në Mramor, i ndjeri gjendet pa shenja jete në veturën e tij

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e djeshëm në fshatin Mramor të Prishtinës.

Polica e ka konfirmuar këtë rast për Indeksonline duke thënë se bëhet fjalë për një person të moshës 55 vjeç , duke e  kualifikuar këtë si vdekje e dyshuar.

Sipas njoftimi të sotëm të policës, i ndjeri është gjetur pa shenja jete në veturën e tij. Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Në veturën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”,  thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/