09:29 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vdekja e të riut në bjeshkët e Deçanit, policia arreston një person

Eldon Kuqi, 22-vjeç nga komuna e Deçanit, ka humbur jetën dje në mënyrë tragjike në Bjeshkët e Deçanit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka vdekur pas lëndimeve të marra në bjeshkë.

“Si pasojë e lëndime të rënda trupore, viktima ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në autopsi”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë.

Sipas policisë, në koordinim me prokurorin e shtetit pas intervistimit të dëshmitarëve dhe shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur elemente të veprës penale dhe një i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/