13:28 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vdekje e dyshimtë në Podujevë

Një burrë ka vdekur në rrugën “Qëndresa” në Podujevë. Siç njofton raporti i sotëm policor, i ndjeri është sjellë në emergjencë pa shenja jete. Vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë, ndërsa trupi i është dërguar për autopsi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Qëndresa, Podujevë 19.07.2018 -21:19  Nga dy dëshmitarët meshkuj K-Shqiptarë është sjellë pa shenja jete në emergjencën e qytetit viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.