21:59 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Vdes akrobati, pasi bie nga lartësia gjatë përformancës

Një akrobat në “Cirque du Soleil” ka vdekur pasur u rrëzuar nga një lartësi në mes të një shfaqjeje.

Yann Arnaud po përformonte në shfaqjen “VOLTA” në Florida, kur ra poshtë në dysheme.

38 vjeçari, i cili ishte edhe baba u shkëput nga shiritat që mbahej duke rënë kështu përtokë, transmeton Indeksonline.

Në një deklaratë zyrtare, cirku ka thënë se janë të tronditur nga kjo tragjedi.

Në këtë mënyrë kompania anuloi dy shfaqjet e ardhshme për t’i lënë hapësirë autoriteteve për të kryer hetimet./Indeksonline/