19:41 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Vdes aktori Mark Salling (Video)

Mark Salling ka vdekur pas asaj që duket si vetëvrasje, kanë raportuar forcat e rendit, shkruan Tmz.

Bëhet e ditur se trupi i tij është gjetur në lumin Los Angeles në Sunland, zonë kjo ku ai kishte jetuar dhe ende nuk dihet mënyra e vdekjes.

Ish ylli i “Glee”ishte në pritje të dënimit pasi u deklarua fajtor për posedimin e pornografisë së fëmijëve. Prokurorët thanë se ai kishte 50.000 imazhe të të miturve.

Dënimi për këtë rast ishte caktuar për muajin mars dhe ai pritej që të merrte katër deri në shtatë vjet burgim, si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Në muajin gusht Salling i kishte prerë kyçet e tij në atë çka dukej si tentim vetëvrasje, edhe pse avokati i tij e kishte mohuar këtë fakt.