12:01 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Vdes” Audi R8 , nuk do të prodhohet më

Një raport mjaft shqetësues që vjen nga ‘Atomobile Magazine’ tregon se ditët e R8 janë duke u numëruar, pasi makina me aspirim natyral nuk do të jetoj për të parë një gjeneratë të tretë.

Duke se Audi është menduar shumë dhe ka arritur në përfundim se ky model nuk ka qenë një goditje e madhe në aspektin e shitjeve, dhe nuk do të ishte një vendim i mencur për ta mbajtur atë gjallë përtej fundit të dekadës.

Po, R8 thuhet se do të hiqët në vitin 2020 kur ndarja e platformës me Lamborghini Huracan do të transformohet në një gjeneratë tjetër, shkruan IndeksOnline.

Jo vetëm që do të ndërpritet prodhimi i R8 natyral, por me sa duket Audi Sport nuk do ta prodhoj R8 E-Tron. Lajmi i keq nuk ndalet këtu, pasiqë edhe planet për një super-makinë tjetër, e quajtur me emrin “Scorpion” , është anuluar gjithashtu. /IndeksOnline/