18:10 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Vdes babai i moderatores së famshme: Ai nuk më paragjykoi kurrë!

Moderatorja e emisionit “The Ellen DeGeneres show”, Ellen DeGeneris ka humbur babain e saj. Elliott DeGeneres u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare ndërsa lajmin e konfirmoi edhe vetë moderatorja gjatë emisionit të saj.

“Përpara se të shkojmë në publicitet, dua të flas për diçka. Humba babain këtë javë. Ai ishte shumë krenar për mua. Ai e pëlqente këtë emision dhe ishte një njeri shumë i dashur. Ai nuk më paragjykoi kurrë”, u shpreh Ellen dhe ndau me publikun një kujtim nga fëmijëria.

“Ne kemi bërë pushime familjarisht vetëm një herë. Kur isha e vogël ne shkuam në Warner Bros dhe tani unë në Warner Bros punoj, kam emisionin tim me emrin tim. Ai ishte shumë krenar për këtë”, tha Ellen.

10 minuta para se të merrte lajmin se kishte humbur babain, moderatorja tha se kishte parë një ylber. “Po dilja nga ndërtesa dhe kur ktheva kokën pashë një ylber mbi studion e Warner Bros”, u shpreh Ellen teksa foton e postoi edhe në rrjete sociale.