17:50 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Vdes nga kanceri bashkëshorti i aktores Jill Zarin

Në moshën 71 vjeçare ka vdekur bashkëshorti i Jill Zarin, Bobby. Sipas Page Six, ai vuante nga kanceri ndërsa lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit.

“Me zemra të rënduar, jemi të shkatërruar pas lajmit se Bob Zari ynë i dashur vdiq në mënyrë paqësore sot i rrethuar nga familja, pas një beteje të guximshme me kancerin”, ka shkruar familja Zarin në deklaratën e së shtunës, shkruan Indeksonline.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen tonë. Faleminderit, të gjithë, për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe të vështirë “.
Bobi u diagnostikua fillimisht me kancer tiroide në qershor 2009 dhe u kthye në trurin e tij në nëntor të vitit 2016./Indeksonline/