19:37 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vdes 76-vjeçarja në Aeroportin e Prishtinës

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë në Aeroportin e Prishtinës, e cila ishte nisur drejt Zvicrës.

Vdekja e saj është konstatuar nga mjekët ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e ANP “Adem Jashari, Valentina Gara.

Ajo ka thënë se udhëtarja ka vdekur sot brenda objektit të aeroportit ndërsa tani me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës.

Ndërsa Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës ka thënë se rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në APN ka ndërruar jetë një person.

“Bëhet fjale për një femër të lindur në vitin 1942. Njësitet përkatëse po merren me rastin”, ka thënë ajo./Indeksonline/