10:20 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Vdes një person në Suharekë pasi u plagos me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Duhël të Suharekës në rrethana ende të panjohura është plagosur me armë zjarri viktima mashkull.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Dje, rreth orës 13:30 minuta, në fshatin Duhël ne vendin e quajtur te Qafa e Duhlës te Suharekës , është gjetur një person i plagosur me arme. Njësitet policore kanë dal ne vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarr te gjitha masat e duhura ligjore”, njofton policia, transmeton Indeksonline.

Tutje thuhet është bere ekzaminimi i vendit te ngjarjes, ku ne cilësinë e provave materiale ne vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestrua një pistoletë e kalibrit te vogël. Viktima është dërguar ne Spitalin Rajonale ne Prizren. Ku me vonë si pasoj e plagëve te marra ka ndërruar jetë.

“Mjeku nga spitali ka konfirmuar vdekjen. Policia e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë.

Është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është duke u hetuar nga njësit përkatës” thuhet në njoftimin e Policisë. /Indeksonline/