15:44 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vdesin dy kosovarë në Slloveni, po vinin në Kosovë

Në mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në një nga autostradat e Slloveni, përkatësisht në vendin e quajtur Grmovlje që mbahet me komunën e Skocjanit. Një kamion ka përplasur një makinë ku në vend ka mbetur i vdekur një person, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

Vetura e aksidentuar mësohet të jetë BMW me tabela të Zvicrës e cila është përplasur me një kamion të tipit Peugeot Boxer, raporton Indeksonline.

Shoferi i veturës i vdekur është i moshës 33 vjeçare, ndërsa më pas ka ndërruar jetë edhe pasagjeri i lënduar rëndë i moshës 46 vjeçare.

Indeksonline do të tentojë të iu jap informacione më të detajuara nga ky rast./Indeksonline/