11:23 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Vëllai i Fatmir Limajt: Pas 20 viteve luftë për liri e drejtësi më në fund po e frymojmë aromën e lirisë

Vëllai i Fatmir Limajt, Demiri ka reaguar pas shpalljes i pafajshëm të Fatmir Limajt për rastin e njohur si ‘Bellanica’.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’, se pas 20 viteve luftë për liri e drejtësi më në fund po e frymojnë aromën e lirisë dhe të drejtësisë.

Këtij postimi profesori universitar ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi, transmeton ‘Indeksonline’.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjakove e liroi sot nga akuza zëvendëskryeministrin Limaj për krime lufte.

Limaj në fund të vitit të kaluar u shpall i pafajshëm edhe për rastin e njohur si MTPT./Indeksonline/