09:38 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vendimi i UEFA-s për Milanin, “festë” te PSG-ja dhe Unitedi

Gjatë ditës së sotme, shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA do ta zbulojë vendimin e marrë për Milanin.

Klubi me traditë të madhe në Itali rrezikon tej mase përjashtimin nga Europa Ligë për sezonin e ri, shkruan IndeksOnline.

Në rast se Milan dënohet nga UEFA, ky lajm do t’i gëzojë dy klube, si; Manchester United dhe Paris Saint Germain.

Krejt kjo për shkak se “Djajtë e Kuq” janë në bisedime me Leonardo Bonuccin, mbrojtësi i cili ka deklaruar se nuk do të largohet nga “San Siro” përkundër dënimit nga UEFA.

Gjithashtu, dënimi mund ta afroj Gigi Donnarumman drejt PSG-së. Presidenti i kampionit francez, e dëshiron me çdo kusht portierin italian./IndeksOnline/