09:36 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vendoset gjithçka për Neymarin, braziliani e konfirmon të ardhmen

Shumë spekulime se Neymar do të largohet nga Paris Saint Germain gjatë afatit veror.

Ylli i Kombëtares së Brazilit ka vendosur që të qëndroj në Francë, shkruan IndeksOnline.

Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Fernandez ka folur për të ardhmen e ish-lojtarit të Barcelonës.

“Neymar ka vendosur të qëndrojë në Paris Saint-Germain. Ai dëshiron të jetë i suksesshëm, pasi nuk ka arritur aq shumë në Kupën e Botës. Mendoj se ai dëshiron të fitojë tituj me PSG-së”, ka thënë Fernendez.

Në anën tjetër, Mbappe deklaroi se është i lumtur në PSG, dhe se do të qëndroj 100 për qind.

Kandidati kryesor për ta zëvendësuar Ronaldon në Real Madrid, tani mbetet ylli i Chelseas, Eden Hazard./IndeksOnline/