19:05 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vendoset përfundimisht për lokalet afër katedrales, ja kujt i takojnë

Gjykata e Apelit pas disa vitesh i ka dhënë fund ballafaqimit mes Katedrales “Nëna Terezë” dhe Komunës së Prishtinës, lidhur me lokalet pranë rrugës, në lagjen “Pejton”.

Pas shumë vitesh, Apeli ka vendosur që të gjitha lokalet t’i takojnë katedrales, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Komuna e Prishtinës pati filluar së ndërtuari këto lokale, por punimet u ndërprenë për shkak se toka konsiderohej të jetë e katedrales.

Kjo çështje ka më shumë se 10 vite që është zvarritur nëpër gjykata, ndërkaq vetëm tani është marrë vendimi përfundimtar nga Apeli./Indeksonline/