08:29 / E Premte, 10 Gusht 2018

Veprime antisportive, tifozi godet arbitrin dhe e lë përtokë të gjakosur

Një veprim aspak sportiv ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Merkur Arena”, midis Sturme të Graz dhe Aek-ut të Larnakës, një tifoz ka goditur me një shishe birre arbitrin anësor. Menjëherë pas kësaj goditje arbitri ka rënë në tokë dhe është gjakosur, ndërkohë që menjëherë ka marrë edhe ndihmën mjekësore.

Nga ky gjest arbitri kryesor ndërpreu ndeshjen dhe fillimisht u mendua se ndeshja do të përfundonte dhe do të kishte një humbje në tavolinë 0-3 për Sturme por më pas ndeshja rifilloi të luhej. Pas përfundimit të ndeshjes nga ana e skuadrës vendase kanë dalë dhe kanë deklaruar se tifozi në fjalë është arrestuar për gjestin e bërë.