10:36 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Veprimtari udhëton nga Amerika në Gllogjan, për të nderuar Hilmi Haradinajn (Foto)

Veprimtari nga Amerika, Harry Bajraktari dje ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai ka udhëtuar nga SHBA-ja për në Kosovë bashkë me djalin e tij për t`i shprehur ngushëllime familjes Haradinaj.

“Hilmi Haradinaj rriti me plot vuajtje fëmijët e tij, duke i edukuar dhe frymëzuar për lirinë e Kosovës kundër pushtimt serb. Hilmi Haradinaj do të kujtohet gjithmonë si prind, atdhetar dhe sakrifikues i madh për liri të Kosovës”, ka shkruar ai ndër të tjera, transmeton Indeksonline.

Më poshtë lexoni komentin e plotë të Harry Bajraktarit:

HILMI HARADINAJ DO TË PËRKUJTOHET SI ATDHETAR DHE SAKRIFIKUES I MADH PËR LIRI

Dje në Gllogjan të Deçanit, me nderime të larta shtetërore u Vorros Hilmi Haradinaj, babai i dy dëshmorëve të kombit, Shkelzenit dhe Luanit. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë personalitete, një masë e madhe e qytetarëve nga Kosova, Shqipëria dhe trojet e tjera etnik shqiptare. Në mesin e tyre ishte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Princi leka II e personalitete të tjera të shtetit dhe të partive politike.

Unë me Rrustem Gecin dhe djalin e tij Avni Geci nga Neë York-u erdhem dje në Kosovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit Hilmi Hardinajt. Mirëpo, rruga e largët bëri që ne të tre, të mos mbërrijmë me kohë në ceremoninë e varrimit.

Me Rrustem Gecin dhe djalin e tij, Avniun, menjëherë pasi arritjes në Kosovë, shkuam në Gllogjan për t’ i shprehur ngushëllime familjes Haradinaj, Kryeministrit Ramush Haradinaj, deputetit të Kuvendit të Kosovës,Daut Haradinajt dhe anëtarëve të tjerë të kësaj familje, e cila dha gjithçka për lirinë e Kosovës.

Dje, gjithashtu bëmë homazh edhe te varrin i Hilmi Haradinajt në Gllogjan, ku përkujtuam kontributin e tij që i dha Kosovës, duke sakrifikuar gjithçka për të dhe kombin tonë.

Hilmi Haradinaj rriti me plot vuajtje fëmijët e tij, duke i edukuar dhe frymëzuar për lirinë e Kosovës kundër pushtimt serb.

Hilmi Haradinaj do të kujtohet gjithmonë si prind, atdhetar dhe sakrifikues i madh për liri të Kosovës.

Harry Bajraktari