11:54 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vera më e nxehtë në 100 vitet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, po qahet edhe toka (Foto)

Një “shpërthim” i nxehtësisë është quajtur ‘Shkretëtira e Mesdheut” në Mbretërinë e Bashkuar, ku temperaturat po arrijnë deri në 35 gradë celsius.Kjo verë cilësohet si më e ngrohta në 100 vitet e fundit.

Vetëm 25.6 mm shi ka rënë anembanë Anglisë dhe Uellsit që nga data 1 qershor. Shumë pjesë të jugut dhe Midlands kanë pasur pothuajse asnjë pikë shiu prej gati dy muajsh.

Parashikuesit thonë se stuhitë mund të sjellin rebeshe të rënda gjatë javëve të ardhshme.

Por disa zona të Anglisë po vuajnë nga thatësia absolute, transmeton Indeksonline.

Temperaturat në ditët në vazhdim parashikohet të qëndrojnë në 30 gradë, duke vazhduar kështu me një nxehtësi të paparashikuar. Kësisoj temperaturat janë duke qëndruar këtë verë edhe në skandinavi, duke habitur të gjithë banorët  atje./Indeksonline/