11:02 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Veseli deklarohet për kalimin e iniciativës së Speciales tek Qeveria, ja çfarë thotë!

I pari i PDK-së njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë në të cilën është vendosur për seancën e radhës si dhe për nismën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Veseli ka bërë të ditur se vazhdimi i seancës së radhës do të jetë më 25 janar.

“Do të kemi vazhdim të seancës më 25 janar dhe nëse përfundohet atëherë menjëherë përfundojmë seancën e re parlamentare. Kemi disa pika që janë për vazhdim të seancës më herët pastaj janë edhe 18 pika aktualisht që do të jenë në seancën e re parlamentare”, ka thënë Veseli, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ai ka shtuar se sa i përket iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, është vepruar në bazë të rregullores dhe se gjithçka është në procedim në bazë të rregullores.

“Iniciativa e Speciales i është dërguar Qeverisë, kjo është e tëra që mund të them .Qëndrimet politike dihen nuk ka pas nevojë të dalë askush nga mbledhja, është e gjitha procedural. Ligjin për demarkacionin nuk do ta kemi në seancë plenare për arsye se Komisioni Parlamentar nuk e ka sjellë në kohën e duhur që të trajtohet në seancën e radhës.Do të presim të procedojmë por që për këtë mbledhje nuk ka qenë e përgatitur”, ka përfunduar Veseli./Indeksonline/