19:44 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli: Kujtimi për komandant Gurin, s’do të shuhet kurrë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij për bashkëluftëtarin, Jetullah Qarri.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kujtimi për komandant Gurin, siç e thërrisnin të tjerët, s’do  të shuhet kurrë.

Ja postimi i Veselit:

Sot i dhamë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jetullah Qarri, komandant Guri siç e thërrisnim ne. Do të na mungojë shumë, por kujtimi për të, nuk do të shuhet kurrë. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve! /Indeksonline/