15:08 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli: Kuvendi i Kosovës do kërkojë implementimin e rezolutës për ndotjen e ajrit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar gjithë deputetët për interesin e treguar dhe për debatin përmbajtjesore për gjendjen e mjedisit në vend, e cila rezultoi me miratimin e një rezolute.

Përmes një statusi në Facebook, pas përfundimit të seancës, Veseli ka thënë se Kuvendi i Kosovës do ta trajtojë me prioritet gjendjen e mjedisit dhe do të kërkojë implementimin e obligimeve të nxjerra nga kjo seancë.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për interesin e treguar dhe për debatin përmbajtjesor për gjendjen e mjedisit në vend, e që rezultoi me miratimin e një rezolute, me një konsensus të plotë, e cila parasheh rekomandime dhe obligime konkrete për të gjitha institucionet përgjegjëse për përmirësimin e cilësisë së ajrit.  Kuvendi i Kosovës do ta trajtojë me prioritet gjendjen e mjedisit dhe do të kërkojë implementimin e obligimeve të nxjerra nga kjo seancë”, ka shkruar ai./Indeksonline/