Veseli: Politika është art dhe njëkohësisht manipulim
Për mbi gjysmë ore prej kur ka nisur seanca, në Kuvendin e Kosovës, deputetët janë duke diskutuar nëse duhet të nisë seancë e re apo të vazhdohet me pikat e seancave të mbetura.
Janë shtatë seanca të lëna në gjysmë për të cilat partitë e pozitës kërkojnë që të vazhdohet me pikat e tyre, çka partitë nga opozita thonë se janë njoftuar dhe kanë marrë rendin e ditës për seancën e re.
Këtë kohë ka pasur debat mes kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu – që e ka akuzuar Veselin se për aktivitete partiake nuk ka qëndruar në Kuvend.
Fjalët e Haxhiut, u ka dalë kundër Veselit duke thënë: “Politika është art dhe në të njëjtën kohë manipulim”.
“Nuk është e moralshme me ta hedhë syve kështu”.
“Unë e respektoj vendimmarrjen, ajo është e juaja. Për mua të gjitha pikat e rendit të ditës i anulojmë, por unë i hedh në votim”.
“Sa për ‘aktivitetin partiak’ nuk ka qenë kështu, por që kamë deklaruar se kam pasur një rast vdekjeje në familje”.