14:41 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli: Sa më shumë dashuri për njëri tjetrin dhe shtetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zgjedhur sot që t’i përçojë dy mesazhe, për 14 shkurtin dhe për 17 shkurtin, duke ftuar për më shumë dashuri.

Së bashku me bashkëshorten e tij, Violetën, lideri i PDK-së ka realizuar një foto para instalacionit për 10 vjetorin e pavarësisë, të vendosur nē Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

“Sa më shumë dashuri për njëri tjetrin dhe sa më shumë dashuri për shtetin”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.