Veseli takohet me familjen e Vokrrit
Kryetari i kuvendit, Kadri Veseli ka pritur në takim familjen e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.
Ata kanë gjatë bisedës kanë kujtuar jetën dhe veprën e ish-presidentit të FFK-së.
Veseli ka thënë se puna e Fadil Vokrrit do të jetë një model për gjeneratat e reja.
“Me familjen e legjendës sonë Fadil Vokrri, sot me emocion kujtuam jetën e tij plot suksese. Puna e tij për vendin do të jetë model për gjeneratat e reja. Ne do ta nderojmë dhe respektojmë gjithmonë trashëgiminë e Vokrrit”, ka shkruar Veseli.
Fadil Vokrri ndrroi jetë me nëntë qershor pas një sulmi në zemër dhe u varros me nderime shtetërore. /IndeksOnline/