15:03 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli uron Rushitin, thotë se krenohet me të

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar Feride Rushitin për çmimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se është krenar që me këtë çmim janë nderuar edhe disa femra tjera kosovare.

“Urime Feride Rushitit çmimin ndërkombëtar për guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zonja Rushiti ka bërë punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend. Jemi krenarë që me këtë çmim tashmë janë nderuar tri gra nga Kosova: Valdete Idrizi, Arbana Xharra dhe tani edhe Feride Rushiti”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Indeksonline/